Trajneri i Liverpool, Arne Slot, më në fund mund të buzëqeshë sërish. Skuadra e tij rikthehet te suksesi pas 4 humbjesh radhazi, duke mundur 5-1 me përmbysje Eintracht Frankfurt jashtë fushe në Champions League.
“Kishim nevojë për një fitore dhe ajo erdhi. Ajo që na duhej më shumë ishte një tjetër performancë ku krijojmë shumë raste, por lojtarët marrin shpërblimin me një fitore. Kjo është ajo që ndodhi dje”, tha Slot.
“Pashë shumë ngjashmëri me ndeshjet e tjera sepse shansi i parë që rivalët patën e kthyen në gol. Ndoshta ishte shansi i vetëm që ata patën, por ndryshimi ishte se ne reaguam dhe përmbysëm gjithçka”, shtoi holandezi.
Më tej, Slot komentoi: “Kur udhëhiqnim 3-1 ishte më e lehtë të kontrollonim ndeshjen. Ndryshimi kryesor midis kësaj ndeshjeje dhe katër ndeshjeve të mëparshme ishte se në shumicën e tyre, skuadra tjetër shënoi nga një goditje standarde dhe këtë herë, ne shënuam nga dy goditje standarde”.
“Pastaj njerëzit u përqendruan më shumë në sulmet që patëm në pjesën e dytë se sa në pasimet e gabuara, të cilat ndoshta i patëm edhe sot. Por kur je 3-1 përpara, gjykohesh ndryshe”, deklaroi Slot.
The post Slot: Kishim nevojë për një fitore të tillë, shpërblim i një pune të madhe të bërë appeared first on Telesport.