Tudor: Ka shumë zhgënjim, por e meritonim të paktën një gol. Jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Juventusit është i zhgënjyer nga rezultati, por jo nga paraqitja e skuadrës së tij në shtëpinë e Real Madridit: “Përballeshim me gjigandë, që mund të kapërcejnë shumë lojtarë njëherësh. Kishim një qasje të mirë, pastaj vuajtëm siç ishte e natyrshme. Humbja ishte mëkat për rastet që krijuam. Pa liderë në ekip? Duhet të jenë gjithmonë të gjithë, fanella e Juventusit peshon dhe në këtë aspekt duhet të rritemi.

Që kur jam këtu, kemi gabuar qasjen vetëm në pak ndeshje. Ky Juventus ka forca dhe limite, duhet t’i japim besim, rruga është e drejtë. Krahasimet me të kaluarën nuk ndihmojnë, por i kuptoj. Dal i kënaqur nga loja dhe me besim. Edhe djemtë ndjenë gjëra të mira. Goli i pësuar? Bravo Vinicius, si veproi mes tre lojtarëve tanë. Kur je në zonë gjithmonë rrezikon penallti, prandaj duhet ta ngadalësosh lojën. Nëse askush nuk gabon, ndeshjet do të mbaronin 0-0”.

Në konferencë shtoi: “Ajo që kishim përgatitur e bëmë mirë, pastaj pësuam gol prej Vinicius, me cilësi individuale të jashtëzakonshme, e patë çfarë bëri mes tre lojtarëve. Vlahovic? Ka luajtur në nivel të shkëlqyer. Tani duhet të rikuperojmë energjitë, sepse luhet përsëri brenda 4 ditësh”.

 

The post Tudor: Ka shumë zhgënjim, por e meritonim të paktën një gol. Jemi në rrugën e duhur appeared first on Telesport.