ShBA-ja ia dërgon Serbisë një paketë të posaçme rreth Kosovës.
Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një paketë të posaçme “katër pikëshe” të Kosovës që do t’i paraqitet presidentit serb Aleksandar Vuçiç gjatë javëve të ardhshme.
Kjo është ajo që shkruan Veçernje Novosti në edicionin e sotëm.
Sipas gazetës, duke cituar burime të mirë-informuara, ky dokument i Washington-it i cili ka shënime të theksuara të shqetësimeve gjeopolitike në shumë mënyra mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Serbisë.
Ky tekst siç e quan kjo media serbe për Kosovën, thuhet se do të jetë bisedë kyçe të martën gjatë vizitës së zyrtarit të Trump Ves Mitchel në Beograd.
Dokumenti përcakton se Komuniteti i Komunave Serbe do të marrë kompetenca më të gjëra ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës.
Beogradi pritet ti ja mundësojë Prishtinës të bashkohet me organizatat ndërkombëtare.
Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t’i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, ka thënë gazeta.
Thuhet se Amerika ka vendosur për këtë hap, sepse ata janë të pakënaqur me inertitetin e Brukselit kur është fjala për çështjen e Kosovës.
“Novosti” deklaron se ky propozim ka gjithashtu “anën tjetër të medaljes e cila, para së gjithash, e transferon barrën e madhe të përgjegjësisë në shpinë të Vuçiqit”.
Gazeta deklaron se nuk është rastësi që kreu i shtetit është “adresa e parë” për këtë paketë, sepse është figura më e fortë politike në vend. Ai gjithashtu shkruan se për shkak të kësaj “dërgesë”, çështja tani është se çfarë do të ndodhë nëse Beogradi dhe Presidenti Vuçiç do të refuzojnë idetë e SHBA.
“Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”.
Gazeta shkruan se të gjitha këto “skenare të zeza” po “kërcejnë” nga zyrtarët serb përmes kanaleve diplomatike jozyrtare perëndimore./Zëri/