Andre Onana shpëton Trabzonsporin nga humbja, falë super asistit të tij (video)

Andre Onana është bërë protagonist që në ndeshjen e tij të dytë te Trabzonspor, që barazoi 1-1 ndaj Gaziantep. Vendasit kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1, falë golit të Kevin Rodriguez në minutën e 39-të.

Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 70-të. Andre Onana merr topin në ëkmbë dhe del nga zona e rreptësisë dhe pason një top të gjatë për shokun e skuadrës, Paul Onuachu, i cili duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtësit mik dhe daljes së gabuar të portierit, dërgon topin në rrjetë.

Rezultati final 1-1. Andre Onana jep kështu asistin e tij të parë për Trabzonspor.  Përsa i përket Ernest Muçit, sulmuesi kuqeiz u zëvendësua direkt në fillim të pjesës së dytë, pas një pjese të parë aspak të mirë për të.

SHIKOVIDEON

The post Andre Onana shpëton Trabzonsporin nga humbja, falë super asistit të tij (video) appeared first on Telesport.