Mungesa e urimeve nga Kosova për Edi Ramën: Konjufca pasi pyetet nga mediat: Qe po bëhem i pari që e uroj

Ish-kryetari i Kuvendit dhe deputeti, Glauk Konjfuca, është pyetur sot nga mediat për mungesën e urimeve nga Kosova për Edi Ramën pas krijimit të Qeverisë së re. 

Konjufca ka uruar Edi Ramën duke thënë se po bëhet i pari, meqë ende s’e ka uruar asksush nga Qeveria e institucionet.

“Urimet për z. Rama me siguri do të vijnë”, ka deklaruar Konjufca nga një tubim elektoral në Shtime.