Vendos goli i Pulisic, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Udine (video)

Milan është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Udinese, ndeshje e vlefshme për javën e katërt në Serie A. Pas një topi të kthyer nga pritja e portierit vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Kujtojmë se Udinese vjen nga dy fitore rresht në transfertë 1-2 ndaj Interit dhe 0-1 ndaj Pisës, po ashtu edhe Milan vjen pas dy fitoreve rresht, ndaj Lecce-s dhe Bologna-s.

Në pjesën e dytë, vendasit do të kërkojnë të barazojnë shifrat, ndërsa kuqezinjtë e Max Allegri-t të shënojnë golin e dytë dhe të vulosin fitoren sa më shpejt.

SHIKOGOLINEPULISIC

The post Vendos goli i Pulisic, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Udine (video) appeared first on Telesport.