Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë një i paraburgosur me inicialet L.S.

Sipas njoftimit, pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por pa rezultat.

“Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme”, thuhet në komunikatë.