Kryeministri iz’raelit vendos “të pu’shtojë plotësisht” Ga’zën

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur “të pushtojë plotësisht” Rripin e Gazës dhe të zgjerojë operacionet ushtarake në enklavën palestineze, transmeton Anadolu.

“Fati është vendosur… po shkojmë për një pushtim të plotë të Rripit të Gazës”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë pranë kryeministrin Netanyahi nga gazeta Yedioth Ahronoth.

“Do të ketë operacione edhe në zonat ku mbahen pengje. Nëse shefi i shtabit të IDF-së (ushtria izraelite) nuk pajtohet, ai duhet të japë dorëheqjen”, tha zyrtari.

Transmetuesi izraelit Channel 12 tha se vendimi sinjalizon një ndryshim të madh në strategjinë e Izraelit për Gazën, me operacione që tani priten në zona me popullsi të dendur, duke përfshirë kampet qendrore të refugjatëve.

Duke cituar ministrat që folën së fundmi me kryeministrin izraelit, transmetuesi publik KAN tha se Netanyahu vendosi të zgjerojë operacionet ushtarake në Gaza pavarësisht kundërshtimit nga struktura e sigurisë.

Yedioth Ahronoth pretendoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Netanyahut një “dritë jeshile” për të vazhduar me sulmin e zgjeruar.

The post Kryeministri iz’raelit vendos “të pu’shtojë plotësisht” Ga’zën appeared first on Kosovapost.net.