Detaje nga rasti i rëndë në Lipjan: Një burrë u gjet i groposur – Policia dyshon për vr*asje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, ka thënë Ahmeti.
Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./Telegrafi/

The post Detaje nga rasti i rëndë në Lipjan: Një burrë u gjet i groposur – Policia dyshon për vr*asje të rëndë appeared first on Kosovapost.net.