Kica-Xhelili: Imagjinoni sikur t’i arrestonin këta të VV-së për rastet që i quajtën hajna të tjerët

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj arrestimit të qytetarit që protestoi para syve të deputetes Fitore Pacolli sot në një restorant në Prishtinë.

Kica-Xhelili tha se sa anëtari i VV-së do të arrestohej për herët që ata i quajtën të tjerët hajna.

“E paskan arrestuar qytetarin që e quajti hajneshë një deputete të VV-së. Imagjinoni sikur t’i arrestonin këta të VV-së për krejt rastet që e kanë quajtur dikë hajn”, ka thënë Kica-Xhelili.

“Ose secilën herë që na ndërsyhen në seanca e komisione si gjallesa hibride”, ka shkruar ajo.

Veterani i UÇK-së i thotë “hajne”, Fitore Pacolli i çohet në këmbë: Unë s’tutna