Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.

Kujtojmë se Popoviq ishte arrestuar të premten, 18 korrik, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Popoviqi gjatë një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste” dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

The post Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës appeared first on Kosovapost.net.