Haziri i reagon Muratit të VV-së: E ju, edhe deputetë, edhe ministra

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri i ka reaguar deputetit të VV-së, Hekuran Murati, në lidhje me mbajtjen e dy posteve, atë deputetit dhe të ministrit nga zyrtarët e Vetëvendosjes.

“E ju, edhe deputetë, edhe ministra. Sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror, edhe gjykatës!”, ka shkruar Haziri.

Reagimi i plotë:

Në çdo situatë kur nuk ke qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë. As mocioni i mosbesimit nuk ta merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë sepse Mustafa dhe ministrat e qeverisë së rrëzuar nga PDK dhe aleatët, vazhduan deri në betimin për deputetë që dolën nga zgjedhjet e rregullta, por ata liruan zyrat e Qeverisë për bankat e Parlamentit.
E ju, edhe deputetë, edhe ministra. Sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror, edhe gjykatës!Ata që e duan Republiken, e ruajnë dhe e respektojnë. Sovraniteti nuk është veç në një copë toke, por në sallën e Kuvendit të Republikës dhe në zemrën e Kushtetutës së Republikës.