Cristian Chivu vlerësoi situatën aktuale të skuadrës së Inter, me fokus në treg. Trajneri zikaltër u takua me drejtorët kryesorë në selinë e Inter për të kuptuar lëvizjet e ardhshme në merkato, si ato hyrëse ashtu edhe ato dalëse.
Trajneri ka bërë një vlerësim të parë të lojtarëve pas pjesëmarrjes së skuadrës në Botërorin për klube, ku pati mundësi të drejtojë ekipin në 4 ndeshje. Ka shumë mundësi, por mbi të gjitha çështja Calhanoglu që po ngadalëson operacionet.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube dhe polemikave që pasuan, Inter duhet të kuptojë se cilin ekip synon të ndërtojë në funksion të grumbullimit pas pushimeve verore të planifikuara për në fund të muajit.
Mësohet se palët kanë bërë gati një listë me emra, sit ë lojtarëve që do të shiten ashtu dhe të atyre që mund të blihen, apo që synohen në merkato. Tashmë pritet që Marotta me shokë të nisin lëvizjet në merkato.
The post Chivu takon drejtuesit e Inter pas Botërorit, bën gati listën e merkatos appeared first on Telesport.