Talenti nga diaspora ëndërron të luajë për Kosovën A

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar edhe këtë vit grumbullimin treditor me futbollistë nga Diaspora në Kampin Nacional në Hajvali

14-vjeçari Argjend Kosumi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, në grumbullimin që bëri me futbollistë të rinj nga Diaspora në Kampin Nacional në Hajvali.

Kosumi ka treguar përshtypjet rreth këtij kampi.

Ai tregoi që është kombinuar menjëherë me bashkëlojtarët, edhe përmes gjuhës gjermane nga vjen ai, raporton Klan Kosova.

Futbollisti 14-vjeçar tha se në të ardhmen pret që të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Kosovës, ndonëse thotë se ka një rrugëtim të gjatë deri aty.

Në këtë kamp janë përfshirë edhe lojtarë të grupmoshave U15, U16 dhe U17, ndërsa plani sipas FFK-së është të përfshihen në ekipet zinxhirë të Kombëtares së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar edhe këtë vit grumbullimin treditor me futbollistë nga Diaspora në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky kamp përfshin lojtarë të grupmoshave U15, U16 dhe U17 dhe është pjesë e planit vjetor të punës për identifikimin dhe përfshirjen e talenteve të rinj në ekipet zinxhirë të Kombëtares së Kosovës.