Dy aksidente brenda 15 minuta në rrugën Pejë-Prishtinë, disa persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Vragoli.

Policia e Kosovës njoftoi se njëri aksident ka ndodhur në orën 22:10 ku janë përfshirë dy automjete, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti tjetër ka ndodhur 15 minuta më pas, ku katër automjete janë aksidentuar dhe një person ka mbetur i lënduar.

Autoritetet policore njoftuan se po merren me rastet.

“Policia është marrë me këto raste të aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.