Një aksident ajror, i dyti brenda 48 orësh, ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Illinios, rreth orës 10:15 sipas kohës lokale atje, raportojnë mediat, teksa bëhet e ditur se katër anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.
Siç raportohet, aeroplani, ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.
Kjo është tragjedia e dytë brenda pak kohësh në ShBA.
Një aeroplan tjetër u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.
Brenda këtij muaji, pati edhe një aksident ajror.
Një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.