Parashikimi i motit për të shtunën

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku më vonë gjatë pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/