Votat e diasporës me postë – të Prizrenit – kanë nisur të numërohen sot në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ku bindshëm po prin Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur pas nga Partia Demokratike e Kosovës.
Gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti, duke raportuar nga QNR njofton se janë numëruar dy kutitë e para nga katërmbëdhejtë sosh – përkatësisht 4 mijë e 900 zarfa të vlerësuar
Vetëvendosja deri tash ka 449 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka 134 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 92 vota
AAK – Nisma ka 18vota
Lista Familja ka 6 vota
Nova Demokratstka Stranka ka 26 vota