Gërvalla e ngatërron stërnipin e Isa Boletinit me kryetarin e Zveçanit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar sot Zveçanin.

Ajo atje është pritur nga stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi, të cilin e ka ngatërruar me kryetarin e komunës, Ilir Peci.

Në një video të publikuar nga Kosovapress, shihet Gërvalla që i drejtohet “si jeni kryetar”, ndërsa Gazmend Boletini i thotë që është stërnipi i Isa Boletinit.

“Ah okej, më fal”, i thotë Gazmend Boletini.

Ndërsa dikush nga të pranishmit i thotë që kryetari është brenda.