Ushqimi i ushtarëve të FSK-së, ministri Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë

Një nga çështjet më të përfolura ditëve të fundit është ushqimi që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Raportimi i ministrit të Mbrojtjes para anëtarëve të këtij Komisionit vjen në kohën kur është bërë çështje e diskutimi ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë.

Mbledhja e Komisionit ku pritet të raportojë Maqedonci do të nisë në orën 10:00 në Kuvendin të Kosovës.