Kurti: Tani shtetasit e Kosovës s’kanë nevojë të heqin dorë nga pasaporta

Dje ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kryeministri Kurti këtë e ka vlerësuar si një lajm i mirë për mërgatën shqiptare në atë vend.

“Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë dhe bashkëqytetarët tanë në Gjermani.

Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kështu shtetasit e republikës sonë nuk kanë nevojë më që të heqin dorë nga pasaporta e Kosovës për të marrë shtetësinë gjermane. Gjithashtu, ata të cilët për të njëjtën arsye tashmë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, do të mund të aplikojnë për ta rimarrë atë.

Pra edhe shtetas i Kosovës, edhe shtetas i Gjermanisë. Edhe për Kosovën, edhe për Gjermaninë”, ka shkruar Kurti në Instagram.