Ndeshja Itali – Shqipëri, tifozi që u fut në fushë është nga Kosova

Bëri bujë me veprimin e tij.

Pamjet u përhapen kudo në rrjet.

Tifozi shqiptar, u fut në fushë gjatë ndeshjes me Italinë.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar detaje rreth tij.

Raportohet se ai është me prejardhje nga Kosova.

Sipas tyre, bëhet fjalë për Sami Rexhepin nga Skenderaj.

Vet Rexhepi ka dhënë edhe arsyet e këtij veprimi.

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, raportohet të ketë thënë Rexhepi.

Ndryshe, mbrëmë në përkrahje të kombëtarës “Kuq e Zi”, në “Signal Iduna Park” ishin 50 mijë tifozë shqiptarë.

Kombëtarja e nisi furishëm lojën duke realizuar pas vetëm 23 sekondash me Nedim Bajramin.

Por, pavarësisht kësaj nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv pasi u mposht nga “Nerazzurët” me rezultat 2:1.

Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta ketë kundër Kroacisë, në kuadër të grupit B.

Loja zhvillohet më 19 qershor me fillim nga ora 15:00.