Fazli Rashica sjell këngën kushtuar Martirëve të Studimes

Këngëtari i njohur vushtrrias, Fazli Rashica ka publikuar këngën e re kushtuar martirëve të Studimes, shkruan Fokusi.info.

Këtë projekt muzikor, Rashica e solli në 25 vjetorin e  masakrës së Studimes dhe iu dedikohet 117 civilëve të pafajshëm shqiptarë, të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe më 2 maj 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet këngëtari, orkestrimi është bërë nga Hysni Klinaku – Studio Lumi, kurse është realizuar nga Art Media Production./Fokusi.info/