Qeverisja ‘social-demokrate’: ”Trepça” s’jep paga, por gjobiti 151 minatorët grevistë

Punën e ndalën katër ditë rresht si pakënaqësi që su dolën rrogat, javën e shkuar.

E pikërisht me mjete financiare do të sanksionohen 151 minatorë të gjigantit metalurgjik ”Trepça” që bojkotuan punën e që po thuhet se shkaktuan dëm ditor rreth 50 mijë euro, raporton Klan Kosova.

Nga 176 euro pritet të pësojnë punëtorët grevist, pas konsultimit edhe me zyrën ligjore.

Këtë veprim po e kundërshton fort Sindikata e ndërmarrjes, që arsyeton minatorët se kërkuan veç të drejtën e tyre.

Një ndëshkim të tillë, minatorët e patën edhe në qershor, kur iu hoqën mëditjet për një ditë, teksa apelojnë që veprime të tilla të mos përsëritën.

Masat diskriminuese po i cilësojnë edhe avokuesit e lirive të njeriut që thonë se grevën e lejon ligji.