Nuk duhet të pini çaj
Gjethet e çajit janë acid dhe do të ndikojnë në procesin e tretjes. Nëse konsumoni proteina në vakt, acidi nga çaji do të ngurtësojë përmbajtjen e proteinave, duke e bërë të vështirë të tretet. Pirja e çajit menjëherë pas një vakti gjithashtu do të ndërhyjë me thithjen e hekurit nga trupi. Shmangni çajin një orë para dhe pas ngrënies.
Nuk duhet të hani fruta
Ushqime të ndryshme treten me shpejtësi të ndryshme. Në fillim hani frutat sepse ato treten më lehtë. Frutat duhet të hahen një orë para një vakti ose dy orë pas një vakti. Frutat nuk do të treten siç duhet nëse i hani direkt pas një vakti.
Nuk duhet të flini
Nëse bëni një sy gjumë pas ushqimit do të zgjoheni pastaj dhe ushqimit nuk do të jetë tretur fare! Një sy gjumë menjëherë pas një vakti gjithashtu nuk është relaksues.
Nuk duhet të pini duhan
Thuhet se pirja e duhanit pas një vakti është e barabartë me pirjen e 10 cigareve. Pa marrë parasysh se sa e vërtetë apo e rreme është, pirja e duhanit është e dëmshme për trupin tuaj dhe ju nuk duhet të pini duhan duhan e sidomos menjëherë pas ushqimit.
Nuk duhet tē bēni banjë
Banja pas një vakt ngadalëson tretjen. Gjaku rreth stomakut lëviz në pjesë të tjera të trupit gjatë një dushi në vend që të ndihmojë me tretjen e ushqimit.
/healthxchange
Perktheu dhe pershtati fokusi.info