Zyrtare: Yan Diomande, ylli më i ri i Real Madridit. JA DETAJET

Ka marrë fund sot një nga dilemat më të mëdha të merkatos së verës. Yan Diomande transferohet te Real Madrid për 125 milionë euro + 15 milionë euro bonuse. Nëse përmbushen të gjitha bonuset, do të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e “galaktikëve”.

Vetë klubi madrilen ka zyrtarizuar blerjen e bujshme përmes një deklarate të shkurtër për shtyp.

“Real Madrid C.F. dhe RB Leipzig kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Yan Diomande, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për shtatë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2033”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit madrilen.

Ndërkohë që vetë lojtari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nuk mungon falënderimi për ish-klubin.

“Kjo është një ëndërr. Po transferohem te Real Madrid për ta realizuar. Dua t’i falënderoj të gjithë te Leipzig. Kush e di? Ndoshta do të takohemi përsëri në Champions League. Sot, nis një udhëtim të ri. Faleminderit”, shkruan Diomande në rrjetet sociale.

al”>Telesport.