Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi, duke sjellë rregulla më të forta dhe masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin ligjin në rrugë.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit.
Shoferët që kapen mbi kufijtë e lejuar ose në gjendje të dehur mund të përballen me pezullimin e lejes së drejtimit deri në dy vite.
Masat janë forcuar edhe për tejkalimin e shpejtësisë. Shkelësit do të përballen me gjoba më të larta, ndërsa për rastet e përsëritura parashikohet edhe pezullimi i patentës.
Ndryshime të tjera prekin përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të komunikimit gjatë drejtimit të automjetit.
Sipas “Oranews”, Qëllimi është të reduktohen shpërqendrimet në timon, të cilat përbëjnë një nga faktorët që ndikojnë në aksidentet rrugore.
Kodi i ri sjell gjithashtu rregulla të ndryshuara për rikthimin e lejes së drejtimit pas pezullimit, duke përcaktuar afate dhe kushte të reja që duhet të përmbushin drejtuesit.
Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë në rrugë, forcimin e disiplinës së shoferëve dhe uljen e numrit të aksidenteve në vend.







