Zvicra e shqiptarëve merr një pikë të madhe kundër Brazilit
Kombëtarja e Zvicrës ka arritur që të marrë një barazim jashtëzakonisht të vleshëm ndaj Brazilit.
Zvicra dhe Brazili luajtën baras me rezultatin 1-1 në Rostov të Rusisë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me epërsinë e Brazilit. Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi anësor, Philippe Coutinho.
Zvicra e filloi fuqishëm pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin në minutën e 50’të të takimit. Golin e barazimit për zviceranët e shënoi Zuber pas super asistit të Xherdan Shaqirit.
Deri në fund të takimit Brazili pati dy mundësi për të gjetur golin me Firminon dhe Neymarin, por nuk arriti të gjejë golin e fitores.