Zvicra do t’i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Parlamenti i Cyrihut, me një shumicë votash, ka marrë vendim për largimin nga tregu të kamionëve grumbullues të mbeturinave, duke i zëvendësuar në kamionë pa emetim të gazrave.

Parlamenti i qytetit ka propozuar dërgimin e këtyre kamionëve në Kosovë.

Këshilli i qytetit (ekzekutivi) tani duhet të kontrollojë nëse këto dhe automjete të tjera mund të jepen falas ose me çmim të ulët.

Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë në mbledhjen e së mërkurës, duke aprovuar propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër.

Beat Oberholzer (GLP) pyeti pse duhej t’i jepeshin Prishtinës, këta kamionë.

Ai kërkoi që të merren parasysh edhe qytetet e tjera, por Postulanti Pascal Lamprecht (PS) e refuzoi kërkesën.

Kjo  duke iu referuar edhe partneritetit mes Zyrihut dhe Prishtinës dhe diasporës së madhe kosovare në Cyrih.

“Zyrtarë të Komunës së Prishtinës vazhdimisht ka theksuar se zgjerimi i grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës”, thuhet në deklaratë