Nga 50 centë në 80 centë. Kjo është rritja e çmimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku 2026. 60 centë do të vlejë kjo biletë po që se paguhet përmes sistemit digjital.
Deri tash një biletë ditore kushtonte 80 centë. Kjo do të bëhet 1.2 euro në pagesë në dorë dhe 1 euro përmes “Kuletës Digjitale”.
Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike.
Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale.









