Pas Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, e disa vendeve të tjera në rajon, edhe Italia nuk i ka shpëtuar goditjes nga moti i keq.
Mediet e huaja raportojnë se një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën turistike të Playa di Catania, duke rrezikuar jetën e shumë turistëve. Pushuesit kanë vrapuar menjëherë drejt detit, duke kërkuar shpëtim, teksa zjarri i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht plazhin.
Sipas mediave italiane, shuarja e zjarrit është përkeqësuar nga era, kur njerëzit nga deti i kanë shpëtuar zjarrfikësit me barka dhe helikopterë. Midis tyre kishte 40 fëmijë.
Ndërkohë, zjarrfikësit i kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut.
https://www.facebook.com/1600813173271174/videos/342438980012928/?v=342438980012928
https://www.youtube.com/watch?v=R1iu9klASAo
Tetova News