Momente tmerri ka kaluar zhytësi profesionist afrikano-jugor, 51 vjeçari Rainer Schimpf, i cili ndërsa ishte zhytur në ujrat e Port Elizabeth Harbour në Afrikën e Jugut, u gjend papritur në gojën e një balene dhe rrezikoi të gëlltitej nga bisha e detit ndërsa ajo kishte dalë për të gjuajtur.
Schimpf po dokumentonte me grupin e tij rrugëtimin e sardeleve, kur ngjarjet morën kthesën e papritur. Ai dhe të tjerë zhytesa, ishin ndarë në dy grupe për të dokumentuar me foto e video eventin natyror, ku zogj predatorë, pinguinët, foka, delfinë, balena e peshkaqenë vijnë për të kapur sasitë e mëdha të sardeleve, kur e gjeti veten papritur brenda gojës së balenës. “Ndjeva një presion në vithe. Ishte një situatë ku nuk kishte kohë të kishe frikë por duhet të përdorja instinktin. Mbajta frymën pasi mendova se do më zhyste brenda gojës. Ishte errësirë totale. U kapa pas dhëmbëve të mëdhenj”- u shpreh Schimpf për një televizon afrikan.
Kolegu i tij fotograf Heinz Toperczer mbajti kamerat të fiksuara dhe ndiqte i tmerruar nga barka e grupit. Por krijesa e detit e nxorri jashtë gojës zhytësin i cili mundi të notonte drejt barkës. Balenat e tipit Bryde arrijnë deri në 15 metra gjatësi dhe jetojnë zakonisht në oqeanin Indian, Atlantik e Paqësor. Ato janë në ngjyrë gri të errët dhe zhyten deri në 300 metra thellësi./shqiptarja.com/
Për më shumë ndiqeni videon:
https://youtu.be/wx1ohxMwsLY