Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën aktuale si krizë institucionale.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se pas qëndrimit të LDK-së, LVV-ja i ka numrat për ta konstituuar Kuvendin, formuar Qeverinë dhe zgjedhur presidentin.
Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, deklaroi se vakumi institucional po rrezikon sigurinë kombëtare dhe paralajmëroi se LVV-ja mund të mos e fitojë më besimin e qytetarëve.
PDK-ja dhe Aleanca thanë se do të vazhdojnë veprimet politike për tejkalimin e ngërçit, pa bërë të ditur hapat e ardhshëm.Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:









