Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në këtë Kupë Bote. Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit, “luzitanët” gjetën avantazhin që në minutën e 6-të.
Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Festë e madhe te Portugalia dhe të gjithë përqafojnë Cristiano Ronaldon, pas kritikave të shumta që mori pas barazimi 1-1 ndaj D.R. Kongo në ndeshjen e parë.
Ky është goli i 9-të në historinë e Kupës së Botës për Cristiano Ronaldon, ndërsa është goli i 974-të në gjithë karrierën e tij.
The post “Zhbllokohet” Cristiano Ronaldo, i mjaftojnë vetëm 6 minuta lojë për të gjetur golin (video) appeared first on Telesport.








