Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku disa subjekte, importonin margarinë nga vendet jashtë shtetit dhe më pas ia kanë shitur konsumatorit shqiptar si gjalp.
Përmes një videoje të shkurtër AKU ka ilustruar të gjithë skemën e mashtrimit. Produkti me yndyrë bimore pasi importohet nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues, zhdoganohet si margarinë dhe më pas shpërndahet në operatorë të tjerë të zinxhirit ushqimor. Importuesi e faturon margarinën si gjalp. Marketet as që nuk e kontrollojnë fare vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit dhe e shesin duke e keq-etiketuar si gjalp.
Ministri Çuçi tha gjatë fjalës së tij se është i vendosur për të mos lejuar asnjë operator që abuzon me ushqimet në treg dhe vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Ai kërkoi përfshirje në këtë betejë të të gjithë aktorëve për ta luftuar fenomenin në tërësi. Çuçi përmendi gjithashtu ristrukturimin që do t’i bëhet Autoritetit Kombëtar të Ushqimin, ligjin e ri për shërbimin veterinar dhe ndryshimet në Kodin Penal.
https://www.facebook.com/935772266505089/videos/2202250780085540/?v=2202250780085540