Arkeologët besojnë se kanë gjetur “hyrjen në nëntokë” të Majave, së bashku me dëshmitë e sakrificës së viktimave njerëzore, jo shumë larg nga vendi ku u zhvillua beteja e fundit e qytetërimit të lashtë me Spanjën, në liqenin Peten Ica në Guatemalë.
Ekipi polak, i cili po hulumton rajonin, zbuloi qindra artefakte të popullit mistik, përfshirë edhe prova për rituale dhe eshtra të njerëzve të sakrifikuar, e cila sipas tyre, dëshmon për luftën e tyre përfundimtare kundër spanjollëve, transmeton gazeta britanike Mirror.
Udhëheqësja e ekipit, Magdalena Krzemjen nga Universitetit polak Jagelonski, deklaroi se uji kishte kuptim të veçantë dhe simbolik të besimit të Majave antikë.
“Ajo u konsiderua si ‘Porta e Nëntokës’, bota e vdekjes – Sibalba, ku jetonin zotat e tyre. Ne planifikuam aktivitete të zhytjes bazuar në burime të shkruara, por edhe me intuitë. Në shumicën e rasteve gjetëm shumë artefakte”, tha ajo.
Besohet se Majat hodhën artefaktet në liqen qëllimisht si një dhuratë për zotat.
Një nga objektet është një objekt me teh që mund të jetë përdorur për ritualet e përgjakshme të sakrificës që t’u ofrojë gjakun e njerëzve perëndive.
Ndër objektet u gjetën enë për temjan dhe enët qeramike, disa prej të cilave përmbajnë eshtrat e kafshëve, dhe njëra është veçanërisht e gdhendur.
Një tjetër zbulim interesant ka të bëjë me ishullin e liqenit, i njohur si Flores, i cili dikur ishte shtëpia e Neupetenit, kryeqyteti i Ice Maja.
Kjo ishte mbretëri e pavarur e indigjenëve në Amerikë deri më 10 mars 1697, kur aty arritën spanjollët.
“Ne gjetëm një artefakt në këtë zonë – një kokë guri e gdhendur që mund të lidhet me betejën”, shtoi ajo.
Krzemjen, po ashtu, tha se duket se arkeologët kanë konfirmuar vendin e betejës së fundit mes Majave dhe spanjollëve./ksp