Zbulohet arsyeja e vërtetë, ja pse rasti i Joao Neves nuk ishte penallti dhe arbitri veproi drejt

PSG siguroi biletën për në finalen e Champions League pas barazimi 1-1 në ndeshjen e kthimit mbrëmë ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena”. Në gjysmëfinalen e kthimit nuk munguan debatet dhe pakënaqësitë e bavarezëve ndaj vendimeve të arbitrit.

Momenti më i diskutueshëm ishte ai i minutës së 31-të, kur një top i larguar nga Vitinha preku dorën e Joao Neves. Te Bayern pretenduan për penallti, por arbitri vazhdoi lojën dhe duket se ka vepruar drejt, nëse i referohemi rregullores së IFAB (International Football Association Board).

Sipas rregullave të IFAB, prekja me dorë nuk penalizohet kur topi vjen direkt nga një shok skuadre. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në këtë rast. Edhe pse pozicioni i krahut të João Neves i habiti shumë tifozë, rregullat e mbrojnë lojtarin në këtë lloj skenari.

– Topi vjen nga shoku i skuadrës së João Neves (Vitinha) nga një distancë shumë e afërt
– Ai praktikisht nuk ka kohë të reagojë
– Krahu i tij është në një pozicion natyror të lidhur me lëvizjen e tij
– Ai nuk bën asnjë gjest drejt topit
– Nuk ka qëllim ta prekë topin me dorë
– Krahu i tij nuk bllokon një gjuajtje në portë ose një lojë qartësisht të rrezikshme

Edhe pse arbitri ka vepruar në përputhje me rregullat e IFAB, sërish ka pakënaqësi të shumta për këtë rast.

The post Zbulohet arsyeja e vërtetë, ja pse rasti i Joao Neves nuk ishte penallti dhe arbitri veproi drejt appeared first on Telesport.