Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, megjithëse jo aktive në muzikë, po vazhdon të jetë mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe rastet kur reagon lidhur me mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka përgëzuar kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, për punën e bërë në drejtimin e mbrojtjes ndaj kafshëve.
Latifi kishte treguar ditë më parë se kishte marrë vendim se do të nxirrte masa ndëshkuese lidhur me rastet e keqtrajtimi, vrasjes dhe garave të kundërligjshme të kafshëve.
E lumtur me këtë fakt, Zanfina vendosi që postimin e kryetarit të Rahovecit, ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory.
“Më në fund një kryetar komune ndërmerr iniciativë shumë humane! Të gjithë duhet të ndjekin këtë shembull sikur Smajl Latifi nëse po mendoni të jeni në BE ndonjëherë. Faleminderit Z.Smajl, ky është një super lajm për të gjithë kafshë-dashësit e paktë të Kosovës”, ka shkruar këngëtarja Ismaili në InstaStory.
E njëjta ka treguar se ka qenë gjithmonë një dashamirëse e kafshëve, veçanërisht atyre shtëpiake.
Ajo mban disa të tilla në shtëpinë e saj, dhe thotë se ndjehet gjithmonë më e lumtur me prezencën e tyre në ambientin e saj.