Zaev: Do të jem qytetari i parë maqedonas me pasaportë edhe në gjuhën shqipe
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistën e parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, deklaroi se Ligji për gjuhët do të implementohet dhe ai do të jetë qytetari i parë maqedonas që pasaporta e tij do të përmbajë edhe gjuhën shqipe.
Duke folur për vetë Ligin për gjuhët, Zaevi tha se “edhe Kushtetuta jonë thotë se gjuhë e parë dhe zyrtare është gjuha Maqedone dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe”.
“Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as te maqedonasit dhe as te shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet. Duhet të jemi fleksibilë dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm”, tha Zaevi në një intervistë për Alsat-M, transmeton Koha.
“Ne nuk dëshirojmë të ndajmë qytetarët në përqindje, neve nuk na duhet ajo. Qytetarët tonë janë të barabartë dhe të gjithë njësoj ka thënë kryeministri Zoran Zaev në emisionin 200”, theksoi Zaevi.
Kryeministri maqedonas u shpreh i bindur se marrëveshja e Prespës do të kalojë në Parlamentin grek. “Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur, Aleksis Tsipras. Ne kemi vënë nënshkrimet tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Tsiprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që m’u lajmërua, më uroi dhe tha se tani radha është e imja”, deklaroi Zaevi.