Ofertë 200 milionë euro për Julian Alvarez, por jo nga Barcelona

Julian Alvarez është padyshim protagonisti kryesor i kësaj merkatoje. Sulmuesi argjentinas ka bërë me dije nga SHBA, ku është i angazhuar me kombëtaren e tij në Botëror, dëshirën dhe vendimin e tij ëpr t’u alrguar nga Atletico Madrid.

Në aënën tjetër, Atletico Madrid ka rezistuar fort deri tani, por jo edhe për shumë kohë. Kushti i vendosur nga Atletico Madrid për të lejuar largimin e Julian Alvarez është që oferta duhet të jetë 200 milionë euro.

Nëse Barcelona, klubi më i interesuar për Alvarez, nuk e arrin dot këtë shumë, ka një klub tjetër të gatshëm për të paguar 200 milionë euro.

Bëhet fjalë për PSG-në. Luis Enrique e sheh Alvarez si “qershinë mbi tortë” për të forcuar akoma edhe më shumë linjën sulmuese përkrah emrave të tjerë si Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue.

Dëshira e vetë sulmuesit është të transferohet te Barcelona, por PSG duket më afër tij duke qenë se është e gatshme të paguajë plot 200 milionë euro.

The post Ofertë 200 milionë euro për Julian Alvarez, por jo nga Barcelona appeared first on Telesport.