Janina Ymeri, ish-deputetja e LDK-së dhe kandidate edhe për një mandat, ka rrëfyer për jetën e saj dhe aspekte për të cilat nuk ka folur më parë.
Ymeri flet për rrjetet sociale dhe për komentet mbështetëse që merr, teksa thotë se publiciteti po i pengon.
“Edhe në market tash me dalë, të njohin krejt. E mirëpres që njerëzit më identifikojnë për atë që e them dhe më përkrahin”, thotë ajo.
Tutje, ajo foli për pushtetin e Albin Kurtit, duke thënë se po ndodhë në Kosovë një metodë linçimi siç ka ndodhur në kohën e Enver Hoxhës në Shqipëri.
“Njëherë shkon zhveshja morale, tani të dehumanizojnë, të bëjnë njeri përtej asaj që je duke e reprezentu që me pas njerëzit tjerë material për të me të gjujt e me të baltosë. Në të kaluarën nuk ka qenë kështu”, tha Ymeri.
Ajo shtoi se fakti që vendi nuk ofron mundësi për jetesë të dinjiteshme, ka qenë një prej arsyeve kryesore çka e ka shtyrë të hyjë në politikë.
Ish-deputetja tha se nuk është vetëm çështja ekonomike ajo që po i detyron qytetarët e Kosovës të braktisin vendin.









