Ylli i Juventusit thotë se Motta ka mbështetjen e plotë të ekipit

Michele Di Gregorio ka pranuar se nuk e di se çfarë i mungon Juventusit, por ka këmbëngulur se lojtarët ende janë pas trajnerit Thiago Motta. 

Gjiganti italian pësoi humbjen e dytë radhazi në Firence mbrëmjen e djeshme, duke u mposhtur me rezultat 3-0 nga rivali direkt Fiorentina.  

Ata pësuan një humbjem me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Atalantës javën e kaluar, që do të thotë se kanë pranuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit dhe nuk kanë shënuar asnjë. 

Për t’i bërë gjërat më keq, Bologna mundi Lazio 5-0 të dielën, duke i tejkaluar ‘Bianconerët’ në renditje. 

“Ndihemi keq, ashtu si pas ndeshjes së Atalantës. Ne jemi të parët që vuajmë, zhgënjehemi dhe dimë që nuk mjaftojnë ndeshje si dy të fundit. Ato nuk janë në përputhje me standardet e Juventusit. Por ne gjithashtu e dimë se rruga për të dalë është përmes punës, punës dhe punës”.

 “Kjo është e gjitha që ka rëndësi sepse, në situata si kjo, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë mungon. Ne duhet t’i qasemi asaj nga çdo kënd”. 

“Ne nuk folëm pas ndeshjes sepse, pas ndeshjeve, është më mirë të mos flasim. Ne duhet të analizojmë veten si individualisht ashtu edhe në grup”, ka thënë Di Gregorio fillimisht.

Thiago Motta refuzoi të jepte dorëheqjen dhe këmbënguli se ai ishte njeriu i duhur për të ndryshuar gjërat në Allianz Stadium.  

Di Gregorio konfirmoi se skuadra ende po e mbështet trajnerin. 

“Sigurisht, ne e ndjekim trajnerin, atë që na thotë, idetë e tij”, përfundoi ish-portieri i Monzas.