Ylli brazilian i rivalëve i vetëofrohet Barcelonës. Plotëson kushtin kryesor të kërkuar nga Flick

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar i Real Betis, braziliani Natan, i është vetëofruar Barcelonës, sipas asaj që zbulon Mundo Deportivo.

Mbrojtësi brazilian fillimisht iu bashkua Betisit në formë huazimi nga Napoli, përpara se klubi andaluzian të siguronte transferimin e tij përfundimtar për 9 milionë euro në vitin 2025.

Sezonin e fundit, Natan ishte një nga pikat kyçe në suksesin e Real Betis, ku arriti në fund të kualifikohej në Champions League, pas shumë vitesh mungesë.

Përveç shkathtësisë së tij, e cila i lejon atij të luajë në të dyja anët e qendrës së mbrojtjes, Natan vlerësohet shumë për shpërndarjen e topit, aftësinë për pasime, aftësinë për duelet ajrore dhe shpejtësinë. Po ashtu ai luan me këmbën e majtë, një kusht i vendosur nga Hansi Flick për qendërmbrojtësin e ri që do të transferojë Barcelona.

Vlera e tij në treg është 30 milionë euro dhe shumë shpejt pritet të nisin bisedimet zyrtare mes palëve.

The post Ylli brazilian i rivalëve i vetëofrohet Barcelonës. Plotëson kushtin kryesor të kërkuar nga Flick appeared first on Telesport.