Yamal thumbon Cucurella: Ndeshjen e dytë do ta nisë nga stoli, sepse do ta ha të gjallë…

Lamine Yamal dha një intervistë të gjatë për “El Partitazo de COPE”, ku bëri shaka me shokun e tij të kombëtares spanjolle, Marc Cucurella, që sezonin e ardhshëm do ta ketë rival në La Liga: “I thashë se ndeshjen e parë do ta luajë titullar, ndërsa të dytën do ta nisë nga stoli, sepse do ta ha të gjallë…”

Për vërshëllimat që merr në disa stadiume, ylli i Barcelonës tha: “Flick më tha se në Getafe duartrokitën Pedrin dhe se një ditë duhet të ndodhë edhe me mua. Megjithatë, unë festoj përpara tifozëve kundërshtarë. I thashë se unë dhe Pedri nuk jemi njësoj. Pedri më kujton shumë Iniestën, të gjithë e respektojnë dhe e duan. Unë jam ndryshe; gjysma e njerëzve nuk do të më pëlqejnë, ndërsa gjysma tjetër do të më duan. Kjo është bukuria e rivalitetit në futboll. Kanë vërshëllyer Messin, Cristianon, Neymarin dhe Mbappen. Nuk dua që të gjithë të më duartrokasin”.

I pyetur nëse pendohet që kishte thënë se Real Madridi vidhte, Yamal u përgjigj: “Jo, është futboll. Ata e festuan atë ndeshje, por më pas humbën në fushën tonë. Nuk kam folur më me Carvajal dhe nuk flas me askënd nga Real Madridi”.

 

The post Yamal thumbon Cucurella: Ndeshjen e dytë do ta nisë nga stoli, sepse do ta ha të gjallë… appeared first on Telesport.