Xhaka i gatshëm për përballjen me Messin, tregon se si do ta ndalin

Ka nisur konferenca për shtyp e Zvicrës para ndeshjes me Argjentinën që luhet në orën 3 të mëngjesit të së hënës në Kansas City.

Ndeshja është çerekfinale e Kupës së Botës.

Pyetja e parë për Granit Xhakën dhe përzgjedhësin Murat Yakin në konferencë ishte se si do ta ndalin Lionel Messin, superyllin argjentinas.

“Do të japim çdo gjë. Do të mundohemi ta kemi posedimin e topit. Nëse ai nuk e ka topin, nuk mund të bëj shumë”, ka deklaruar Xhaka kur u pyet për planin ndaj Messit që ka tetë gola në këtë Kupë të Botës.

Tekniku Yakin theksoi se pyetja është shumë befasuese.

“Ka shumë zgjidhje. Do të mundohemi ta zgjedhim të duhurën. Duhet të paraqitemi të bashkuar. Duhet të bëjmë presion. Në fund, do të zgjidhjet në fushë”, ka thënë Yakin.