Vetëm disa muaj pasi koha e tij te Real Madrid mbaroi, Xabi Alonso është gati të kthehet te Chelsea për sezonin e tij të parë në Premier League si trajner. Ai pati shumë sukses në Bundesliga me Bayer Leverkusen, por zhgënjeu në La Liga.
Trajneri spanjoll po kërkon shpëtim, ashtu si “Blutë” e Londrës, të cilët nuk i përmbushën pritshmëritë pasi fituan Kupën e Botës për Klube 2025. Në konferencën e tij të parë për shtyp, ai i kërkoi ekipit të zhvillonte ambicien dhe urinë e tyre për fitore.
“Kualifikimi për në garat evropiane është një qëllim, por për ta arritur atë ne duhet të bëjmë shumë gjëra siç duhet. Para së gjithash, të kuptojmë se si duam të luajmë. Jam i sigurt se kemi ambicien për të fituar shumë ndeshje dhe për të qenë konkurrues”, tha Alonso.
“Ne duhet të marrim vendime të rëndësishme, duhet të ndërtojmë parime të forta dhe një mentalitet dhe kulturë të fortë brenda klubit“, vazhdoi Alonso, i cili mezi pret që të ketë të gjithë ekipin në dispozicion për të filluar punën.
Në këtë drejtim, ai tha se do të donte që argjentinasi Enzo Fernandez të qëndronte në “Stamford Bridge”, një nga katër lojtarët që ende luajnë në Kupën e Botës, së bashku me dyshen e Anglisë, Reece James dhe Trevoh Chalobah dhe francezin Malo Gusto.
“Kam folur me të dhe nuk dua që ai të largohet“, shpjegoi Xabi Alonso.
The post Xabi Alonso: Duam të rikthehemi në Europë, por duhet t’i bëjmë gjërat ashtu si duhet appeared first on Telesport.








