Winterthur: Ansambli “Trojet”, koncert festiv kushtuar pavarësisë së Kosovës

Ansamblet e këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve në Zvicër për vite me radhë ruajnë vlera kulturore e kombëtare. Ansambli “Trojet” është tregues i atdhedashurisë për vendin e tyre të lindjes, shkruan albinfo.ch.

Shqiptarët zviceranë po e jetojnë dhe kultivojnë kulturën e mirëfilltë në Zvicër.

Ansambli “Trojet” për vite me radhë ka luajtur rol të rëndësishëm për mbajtjen e kulturës shqiptare në Zvicër, si një promovues i kulturës së mirëfilltë shqiptare në Zvicër.

Mësohet se më 17 shkurt, ansambli “Trojet” do të organizojë një koncert artstik festiv në adresen “Zentrum-Töss – Zürcherstrasse 131, 8406 Winterthur Zürich, Schweiz, shkruan tutje albinfo.ch.

Njoftimi i plotë

Ju ftojmë të gjithë të jeni pjesë e këtij ngjarje të veçantë! Ansambli Trojet është krenar që mund të përshëndesë audiencën e gjerë dhe të shpërndajë mesazhin e dashurisë për kulturën dhe muzikën shqiptare. Të gjithë jeni të mirëseardhur në koncertin tonë të dedikuar pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2024.

Ju lutemi të ndani këtë ftesë me miqtë, familjarët, dhe të gjithë ata që dëshironi të merrni pjesë në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme.

Përgatituni për një mbrëmje të mrekullueshme të muzikës dhe kulturës shqiptare bashkë me Ansamblin Trojet. Ju presim me padurim më 17 Shkurt 2024!

https://www.facebook.com/events/24960797833504508/?ref=newsfeed