NASA: Nëse Amerika fiton Kupën e Botës, do të dërgojmë një top futbolli në hënë

NASA do të dërgojë një top futbolli në hënë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fitojnë Kupën e Botës. Njoftimi u bë nga drejtori i agjencisë, Jared Isaacman, i cili shprehu shpresën se ekipi do ta arrijë këtë rezultat.

Premtimi erdhi në prag të ndeshjes së raundit të 32-shave kundër Bosnjës, të cilën kombëtarja amerikane e fitoi 2-0. “I uroj suksese kombëtares amerikane, ky ekip e di se çfarë duhet të bëjë”, tha Isaacman.

Ne do ta pranojmë këtë sfidë hapësinore. Do të jetë vërtet emocionuese ta bëjmë këtë nëse ata fitojnë. NASA tashmë ua ka dërguar topin e futbollit të Kupës së Botës astronautëve në modulin Kibo të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor”, tha Isaacman.

The post NASA: Nëse Amerika fiton Kupën e Botës, do të dërgojmë një top futbolli në hënë appeared first on Telesport.