Deontay Wilder ka zbuluar se do të përdor një taktikë më ndryshe në rimeçin ndaj Tyson Furyt edhe pse insiston se do ta nokautojë.
Boksieri amerikan e rrëzoi dy herë anglezin në dhjetor të vitit të kaluar, por ajo gjë nuk i mjaftoi që ta fitonte përballjen që përfundoi me barazim.
Furyt iu mohua fitorja ndaj Wilderit nga juria, sidoqoftë, aty u vendos që përballja të përfundonte me barazim, duke bërë që amerikani ta mbante titullin e kampionit të botës.
Të dy boksierët që nga atëherë kanë shënuar fitore me nokaute, derisa kanë dhe nga një përballje deri në rimeçin që do të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Wilder dëshiron të sigurohet që një gjë e tillë mos t’i përsëritet, derisa ka zbuluar se do ta përdor një strategji të re.
“Do të jem më i qetë në përballje, do ta pres kohë time”, ka thënë ai në një intervistë për William Hill. “Do ta nokautoj atë (Furyn), por me një qetësi më ndryshe dhe në një stil të paparë”
“Rimeçi përfundimisht do të zhvillohet. Jam duke u përgatitur për të, shpresoj që edhe skuadra e tij është duke u përgatitur për këtë gjë”, ka shtuar më tej Wilder.
Wilder do të përballet me Ortizin për herë të dy në muajin nëntor, derisa Fury do të ketë punë me Otto Wallin më 14 shtator./Telegrafi/