Dani Olmo rrëzon justifikimin e Ayala: Nuk është penduar për grushtin ndaj meje, nuk thotë të vërtetën

Dani Olmo ka folur për herë të parë mbi incidentet pas finales së Botërorit ndaj Argjentinës. Pas përfundimit të ndeshjes, Nahuel Molina goditi Rodrin, duke shkaktuar përplasjen mes lojtarëve. Në kaosin e krijuar, Roberto Ayala iu afrua Eric Garcías dhe Olmos, duke goditur mesfushorin e Barcelonës. Argjentinasi e cilësoi më pas si “më shumë një shtyrje sesa grusht, si reagim ndaj disa fjalëve”.

Olmo e kundërshtoi këtë version në një intervistë për “Diari de Terrassa”: “Dikush që thotë se është penduar, por justifikon një grusht duke thënë se ishte përgjigje ndaj një fjale, ndoshta nuk është penduar vërtet. Mungon e vërteta, sepse unë nuk i thashë asgjë”.

Lojtari spanjoll theksoi se ajo që ka rëndësi është sjellja dhe vlerat sportive: “Dua që njerëzit të jenë krenarë për mënyrën si garuam, si fituam dhe mbi të gjitha për sjelljen tonë”.

Olmo foli edhe për suksesin e Spanjës, duke theksuar forcën e grupit, punën e stafit dhe rëndësinë e përgatitjes fizike, pushimit, ushqimit, rikuperimit dhe përgatitjes mendore: “Futbollistët janë shembull për fëmijët dhe brezat e rinj, kjo sjell një përgjegjësi të madhe”.

The post Dani Olmo rrëzon justifikimin e Ayala: Nuk është penduar për grushtin ndaj meje, nuk thotë të vërtetën appeared first on Telesport.